Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës, në dy sfida të rëndësishme për objektivat e tyre në këtë kompeticion.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se skuadra do t’i hyjë këtyre përballjeve me motivim të lartë, përkushtim maksimal dhe shpirt luftarak, me synimin për të vazhduar me paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive.
Në listë ka tre prurje të reja. Bëhet fjalë për Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepin që ftohen për herë të parë te Kosova.







