11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Franca mban ritmin, mposht Poloninë dhe shkon në çerekfinale – shkëlqen Mbappe, Giroud vendos rekordin

- Advertisement -

Kombëtarja e Francës është kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale.

Franca ka mposhtur Poloninë me rezultatin 3:1, në kuadër të Kampionatit Botëror 2022, në fazën e 1/16-ës.

Në një ndeshje me rëndësi të madhe, Olivier Giroud ishte ai që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 44’, për t’u bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares franceze, me 52 gola në emrin e tij.

Polonia nuk arriti të kapte ritmin e duhur për t’i hapur telashe Francës as në pjesën e dytë.

Goditjen finale për polakët e dha Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola në 20 minutat e fundit.  E para erdhi në minutën e 74’. Tjetra u shënua në minutën e 90+1′. Secila ishte më e bukur sesa tjetra.

Kurse, rezultati final u vulos nga Robert Lewandowski, i cili shënoi nga penalltia në minutën 90+8′. Ai fillimisht gaboi, por penalltia u përsërit pasi Hugo Lloris nuk kishte qëndruar në vijën e bardhë.

Në çerekfinale, Franca luan me fituesin e çiftit Angli-Senegal. /Lajmi.net/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit