Fotoja e Rugovës nuk është hequr, Deklarata e Pavarësisë do të vendoset në pjesën ballore të kabinetit të Presidencës

- Advertisement -

Zyra e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pësuar ndryshime në pamjen e saj të brendshme. Nga sot, në ambientet e Presidencës janë vendosur fotografi dhe elemente të tjera, ndërsa disa prej tyre janë zhvendosur në pozicione të reja.

Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime për ndryshimin e hapësirës së zyrës së presidentes Justina Shiroka Pulasaj, ku krahas fotografisë së Rugovës është larguar edhe Deklarata e Pavarësisë nga vendi ku ishte ekspozuar më parë.

Reagimi i parë institucional ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila e ka cilësuar këtë veprim të papranueshëm, duke kërkuar rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në vendet e tyre të mëparshme.

Sipas LDK-së, Ibrahim Rugova përfaqëson udhëheqjen historike të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe demokraci, ndërsa Deklarata e Pavarësisë është akti themelues i shtetit të Kosovës.

Megjithatë, burime të Scanner brenda Presidencës thonë se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova është zhvendosur në një pozicion më të përshtatshëm, mbi një tavolinë pune, përballë së cilës qëndrojnë mysafirët dhe delegacionet që vizitojnë zyrën e Presidentes.

Po ashtu, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës pritet të vendoset në pjesën ballore të zyrës.

Ndryshe, gjatë ditës edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga presidentja rishikimin e vendimit, duke theksuar se portreti i Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nuk janë elemente dekorative që mund të largohen sipas preferencave personale./Scanner/

 

Të ngjashme

Të fundit