28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Foda e Berisha: Duam fitore ndaj Norvegjisë

- Advertisement -

Përzgjedhësi Franco Foda si dhe mesfushori Valon Berisha kanë bërë të qartë se duan vetëm fitore në miqësoren ndaj Norvegjisë.

Në konferencë për shtyp të martën, trajneri i “Dardanëve” si dhe mesfushori i LASK-ut deklaruan se Norvegjia është një kundërshtar i fortë, megjithatë synimi i Kosovës është vetëm fitorja.

Foda nënvizoi se i tërë ekipi është gati përpos lojtarëve që s’janë ftuar shkaku i mungesave dhe do të tentojnë të luajnë një lojë mjaftë ofansive me topa të shpejtë.

“Dje kemi pasur udhëtimin, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Të gjithë futbollistët janë mirë. Sot kemi stërvitjen e fundit dhe shpresoj që lojtarët të jenë mirë dhe pastaj t’i qasemi ndeshjes”.

“Kemi pasur disa gjëra të mira që mund t’i marrim me vete ndaj Armenisë dhe Hungarisë. Fatkeqësisht që në këtë kamp mna mungojnë të lënduar si Milot Rashica e Florent Muslija. Kemi shfrytëzuar këtë kohë për të punuar sa më shumë që ka qenë e mundur në Prishtinë, që t’ua fusim lojtarëve në kokë parimet e lojës dhe mënyrën si ekipi duhet të luajë”.

“Ne duam që të zhvillojmë futboll sa më të shpejtë dhe dinamik që është e mundur, me pasime direkte kur jemi duke ndërtuar lojën. Këto mënyra kanë funksionuar mirë kundër Armenisë dhe Hungarisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit