Juventus ka shënuar fitore në shtëpi ndaj PSV-së, derisa Borussia Dortmund ishte bindës në udhëtim te Sporting CP.
“Zonja e Vjetër” fitoi përballjen e parë të play-offit me rezultat të ngushtë 2:1.
Weston McKennie kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur pas asistimit të Gattit (34’).
Kurse, PSV-ja u këndell në pjesën e dytë falë Ivan Perisic, që realizoi pas një topi të kthyer (56’).
Sidoqoftë, heroi i vendasve rezultoi të jetë Samuel Mbangula, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Conceicaos (82’).
Ndërkohë, Dormtundi e ka kryer shumicën e punës për kualifikim pas fitores 0:3 në udhëtim te Sporting CP.
“Verdhëzinjtë” ishin mahnitës në pjesën e dytë, ku me plot meritë edhe e fituan përballjet.
Falë golave të Guirassy (60’), Gross (68’) dhe Adeyemi (82’), Dortmundi mund të themi se e “siguroi” kualifikimin për në 1/8 e finales.
Ndeshjet kthyese zhvillohen javën tjetër.