7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Fetoshi: Çështja e Asociacionit paraqet kërcënim serioz për ecurinë e dialogut

- Advertisement -

Madje, sipas Fetoshit, Kosova nuk ka transparencë të plotë për ecurinë e dialogut.

“Gjithë kjo kohë gjatë së cilës Asociacionin e kemi kthyer në “gogol” për shtetin e Kosovës, është dështimi që sot paraqet kërcënim serioz për epilogun e krejt procesit të dialogut, për shkak se Asociacioni tashmë është parë që është tema kryesore. Ne sot gjendemi në tre momente të rëndësishme, jemi në fazën e konfuzionit për ecurinë e mëtejshme të dialogut si pasojë e mungesës së plotë të transparencës”, deklaroi Fetoshi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Fetoshi vlerësoi se faza e dytë ka të bëjë më sfidimin institucional, teksa shtoi se Kosova do duhej ta merrte më seriozisht temën e Asociacionit pa qenë e përfshirë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Faza e dytë ka të bëjë me sfidimin institucional, për shkak se nuk ka asnjë sens që një detyrim që e ka Kosova, të fillojë të trajtohet seriozisht nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vend që Qeveria të merrej seriozisht me temën e asociacionit, tashmë Kosova është në presion të një iniciative të re të ambasadës së SHBA-së, e cila do t’i bëjë bashkë aktorë institucional dhe nga shoqëria civile për të diskutuar pikërisht temën e asociacionit”, u shpreh tutje Fetoshi.

Derisa, sa i përket fazës së tretë, Fetoshi konsideroi se Kosova tashmë është në fazën e rrezikut.

“Ndërsa, faza e tretë që mendoj është e rëndësishme, është që jam i bindur që jemi në fazën e rrezikut. E jo vetëm për Asociacionin, por në tërësi për procesin, e kjo për shkak të një vazhdimi të politikës inatçore të pozitës dhe opozitës”, potencoi më tej Fetoshi.

Njëherit, Fetoshi tha se çështja e asociacionit duhet të trajtohet në mënyrë që kjo temë të mos e kërcënojë funksionimin e Republikës së Kosovës në të ardhmen./teve1.info/.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit