7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

“Kosova, para një sfide që lidhet me Asociacionin dhe një autonomie të veriut”

- Advertisement -

Derisa përmendi edhe propozimi franko-gjerman, Hasani tha se edhe në këtë plan është paraparë autonomia e veriut të Kosovës.

“Nuk është vetëm çështja e asociacionit. Është sfida që lidhet me formimin e asociacionit dhe me autonomi regjionale të veriut të Kosovës. Unë gjithmonë gjykoj në bazë të letrave, sepse tashmë është bërë publik plani franko-gjerman dhe aty shprehimisht është e paraparë çështja e autonomisë sipas standardeve evropiane”, deklaroi Hasani në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Njëherit, Hasani u shpreh se ndërkombëtarët thonë se Qeveria duhet ta themelojë vendimin për asociacionin.

“Në qoftë se thuhet se asociacioni është detyrim ndërkombëtar, i cili është, atëherë ai detyrim ndërkombëtar duhet të zbatohet sipas atij detyrimi. Pra, ndërkombëtarët thonë se Qeveria e themelon me vendim”, tha tutje Hasani.

Ndërkaq, tutje shtoi se asociacioni parashihet të jetë një strukturë civile ose e një qeverie civile e autonomisë regjionale./teve1.info/.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit