-3.6 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Ferguson i detyroi lojtarët të dilnin nga autobusi për të dhënë autografe

- Advertisement -

Sir Alex Ferguson ka qenë gjithmonë i dashur për tifozët, duke u shquar për modestinë dhe përulësinë e tij, përkundër faktit se konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të futbollit.

E njëri prej futbollistëve të tij të dikurshëm, Patrice Evra, e ka treguar një rast kur trajneri skocez e kishte detyruar ekipin të dilte nga autobusi për t’iu dhënë nënshkrime tifozëve që po prisnin pas lojës.

Futbollistët ishin të lodhur dhe kishin hipur në autobus menjëherë pas ndeshjes, por Fergie i qortoi ata dhe i detyroi të dilnin për të nënshkruar autografe.

“Një ditë, ne ishim të lodhur pas një ndeshjeje me Manchester Unitedin. Kështu që, ne vendosëm të mos nënshkruanim autografe dhe të shkonim direkt në autobus. Më pas, papritmas e pamë trajnerin Ferguson duke dhënë autografe për plot 45 minuta. Më pas, ai hipi në autobus dhe bërtiti duke na thënë: ‘kush po mendoni qe jeni ju? Këta njerëz e paguajnë rrogën tuaj. Këta njerëz kanë ardhur për t’ju parë ju. Tash shkoni të jepni nënshkrime, dreqi ta hajë’. Ne na u desh të nënshkruanim autografe për krejt tifozët”, kishte deklaruar ish-mbrojtësi i majtë francez.

Çfarë legjende është Sir Alex Ferguson, i cili pak ditë më parë i mbushi 83 vjet./Express/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit