Kandidati për deputet i PDK-sê, Ferat Shala, ka bërë homazhe në 13 vjetorin e vdekjes së gjeneral Shaban Shala, raporton Scanner.
“Shaban Shala ishte i burgosur politik, më pas një nga themeluesit dhe drejtuesit e KMDLNj-së dhe një nga luftëtarët e parë të UÇK-së. Edhe pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në TMK”, shkruan Shala, që ka qenë edhe bashkëluftëtar i tij.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me bashkëluftëtarë dhe kolegë të tjerë, ishim për homazhe tek varri i gjeneralit Shaban Shala.
Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shalës, një prej protagonistëve kyç të historisë së re të Kosovës. Shaban Shala ishte i burgosur politik, më pas një nga themeluesit dhe drejtuesit e KMDLNj-së dhe një nga luftëtarët e parë të UÇK-së. Edhe pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në TMK.
Shaban Shala ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ishte vëllai i dëshmorit Bedri Shala.
Shaban Shalën do ta përkujtojmë gjithmonë me krenari. E kam për nder që pata një shok dhe bashkëluftëtar si ai. Lavdi!