9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Federata Botërore e Sporteve të Ujit suspendon kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës

- Advertisement -

Federata Botërore e Sporteve të Ujit (World Aquatics) i ka dhënë një goditje Federatës së Notit të Kosovës, duke i suspenduar përkohësisht kryetarin Agron Zeqiri.

Në vendimin e siguruar nga Telegrafi, thuhet se suspendimi është i përkohshëm dhe ai është marrë nga Njësia për Integritet e Sporteve të Ujit (Aquatics Integrity Unit).
Deri tek vendimi ka ardhur për shkak të diskriminimit të federatës për sportistët Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, për të cilët kishte pasur ankesa në vazhdimësi edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

FNK-ja kishte dalë kundër përfaqësimit të Kosovës nga Shaboviqi në Lojërat Olimpike Paris 2024, edhe pse ai kishte më së shumti pikë FINA nga notarët e Kosovës.

Suspendimi ndaj tij është për katër vjet, derisa krahas mospjesëmarrjes në aktivitete që organizon “World Aquatics”, Zeqiri është dënuar edhe me 25 mijë dollarë.

“Pas shqyrtimit të të gjitha dokumenteve dhe analizave Njësia për Integritet e Sporteve të Ujit ka vendosur për pezullim të përkohshëm ndaj jush, pasi besimi i publikut në integritetin e sporteve të ujit është vënë në rrezik. Pezullimi i përkohshëm hyn në fuqi nga sot dhe ua ndalon të merrni pjesë në çdo aktivitet të lidhur me sportet e ujit që organizohen nga ‘World Aquatics’, apo organizatat përkatëse kontinentale”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjatë të ‘World Aquatics’.

FNK-ja nuk ka komentuar ende vendimin e Federatës Botërore të Sporteve të Ujit.

Kosovën në sportin e notit në Lojërat Olimpike Paris 2024 e përfaqësuan pikërisht Shaboviq dhe Hana Beiqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit