FC 2 Korriku U19 do të debutojë në UEFA Youth League këtë të mërkurë.
“Kështu ka njoftuar presidenti i FFK, Agim Ademi, i cili e ka quajt një moment krenarie për këtë klub, por edhe për futbollin kosovar, transmeton Scanner.
Ky pa dyshim është një moment krenarie për këtë klub, por edhe për futbollin kosovar, pasi për herë të parë pas anëtarësimit në UEFA, kampioni i Superligës U19 do të marrë pjesë në këtë garë, në të cilën përfshihen talentet nga e gjithë Evropa”, shkruan presidenti Ademi.
Postimi i plotë:
FC 2 Korriku U19 do të debutojë në UEFA Youth League këtë të mërkurë
Ky pa dyshim është një moment krenarie për këtë klub, por edhe për futbollin kosovar, pasi për herë të parë pas anëtarësimit në UEFA, kampioni i Superligës U19 do të marrë pjesë në këtë garë, në të cilën përfshihen talentet nga e gjithë Evropa.
Me këtë rast përgëzoj drejtuesit e FC 2 Korrikut për organizimin e mirë dhe stafin e trajnerëve për punën e bërë, teksa futbollistëve të rinj të këtij klubi u dëshiroj debutim të suksesshëm në Evropë në ndeshjen përballë Bylisit në Elbasan.
Futbollistët e 2 Korrikut i kanë kryer përgatitjet e duhura në Kampin Nacional të FFK-së dhe janë të gatshëm për prezantim të denjë.
Le të jetë ky një tjetër rrugëtim i suksesshëm për futbollin e Kosovës dhe kjo garë të shërbejë si një mundësi e mirë për talentet tona që të dëshmojnë vlerat e tyre në Evropë.
Forca FC 2 Korriku! 🇽🇰⚽