8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Fatmir Sejdiu pas vendimit për viza: Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet, nuk e zbrazin

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur qëndrimin e tij mirënjohjës pas vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sejdiu megjithatë, ka thënë se me liberalizimin e vizave nuk duhet të bëhet zbrazja e shtetit.” Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin”, ka shkruar ai.

POSTIMI:

Një vendim historik për Kosovën

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian i cili përbëhet nga ministrat e brendshëm të vendeve anëtare për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë.

Ky hap i ndërrmarë nga ky mekanizëm evropian është një vlerësim i fuqishëm për atë që Kosova dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar me rezultate dhë përmbushje të kritereve të kërkuara, përkundër sfidave të mëdha me të cilat janë përballur.

Mundësia e lëvizjes së qytetarëve të vendit në gjithë Zonën Shengen, pa pasur nevojën e furnizimit me viza, në radhë të parë shprehë besimin në njerëzit e vendit tonë se do të respektojnë rregullat që parasheh BE-ja.

Po kështu, kjo nënkupton një hap para të lëvizjes së Kosovës sa përket anëtarësimeve të saj në mekanizmat e rëndësishëm evropian. Është kjo meritë e gjithë gjeneratave që kanë udhëhequr me Kosovën.

Qëndrimi unanim i shprehur me miratimin e këtij vendimi, po kështu në thelb tregon për një konsideratë të re tani për tani në heshtje, të vendeve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ky hap i vlerave të jashtëzakonshme për Kosovën, sigurisht sigurisht se do t’i vejë në binarë normal e të qëndrueshëm lëvizjet e lira të njerëzve tanë, pa qenë të detyruar që të ndërmarrin veprime të palejueshme dhe klandestine të ikjes nga vendi dhe të cilat veprime shpesh herë fatkeqësisht kanë dëmtuar imazhin e saj.

Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin.

Ju faleminderit BE për vendimin meritor!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit