Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit, pritet kandidimi për deputete në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti i është bashkuar rrugëtimit politik, me synimin që pas 7 qershorit të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Osmani e ka vlerësuar Hotin si një figurë të fortë dhe përfaqësuese të punës dhe integritetit, duke theksuar rolin e saj në mbështetjen e grave, komunitetit të Krushës dhe gjithë Kosovës.

“Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë. E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën .Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, është shprehur Osmani.

Në fund, Presidentja i ka uruar suksese Fahrije Hotit në rrugëtimin e ri politik.

 

Të ngjashme

Të fundit