Po vazhdon dëshmia e hapur e Fadil Gecit në Gjykatën Speciale në Hagë, kundër Hashim Thaçit në lidhje me komunikatën 59-të.
Fadil Geci ka thënë se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi ani pse Azem Syla kishte thënë se qëndron pas kësaj komunikate sipas tij kësaj rrene e poshtërsie.
Ndërkaq Luka Misetiq, avokati i Hahsim Thaçit, i është drejtuar Gecit duke i thënë se ”familja jote e ka përdorur Thaçin dhe Veselin si ndërmjetësues në një mosmarrëveshje të Gani Gecit me Azem Sylën”.
Tutje Geci, me këmbëngulje u shpreh se komunikatën e ka shkruar Hashim Thaçi dhe nuk do diskutim kjo punë.