13.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

“Është minë me ‘sahat’”, Limaj tregon si të formohet Asociacioni dhe si futet Kosova në NATO dhe BE

- Advertisement -

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin N’pikë, në televizionin DTV, thotë se nëse Kosova duhet me shku me një Asociacion, kompromis ka kuptim vetëm me njohje formale nga ana e Serbisë.

“Kosova futet në NATO, Kosova shkon drejt Bashkimit Evropian dhe mundet Kosova me miq të vet dhe me qito organizata me administru, me përballu një Asociacion brenda. Por, Kosova me shku drejt një Asociacioni pa njohje formale, pa e mbyllë me Serbinë, po bëj pyetje se çka mund të vjen nesë për njohje formale? A të ulet më Serbia ndonjëherë në tavolinë prej asaj dite kur bëhet implementimi i Asociacionit? Pse Serbia duhet me u ulë me ty në tavolinë, se s’i çka i jep më? Dhe përjetësisht mbetet një minë me ‘sahat’…”, thotë Limaj.

Ai shton se prej nesër ka të drejt Serbia ilegale me qenë hisedare e shtetit.

Ai tergon se çka do të bëj Serbia pastaj në Kosovë, duke shtuar se del teoria e Gjingjiqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit