12.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Escobar: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin që të na hapë rrugë për presion ndaj shteteve mosnjohëse

- Advertisement -

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për atë se çfarë SHBA-ja po bën në raport me pesë shtetet që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Escobar ka thënë se duan të shohin implementimin e marrëveshjes, konkretisht themelimin e Asociacionit, në mënyrë që presioni i SHBA-së ndaj këtyre shteteve të jetë legjitim, raporton Gazeta Express.

“Një nga gjërat që këto pesë vende kanë kërkuar është implementimi i plotë i marrëveshjes bilaterale. Për disa arritja e një marrëveshje finale luan rol krucial për synimet e tyre politike. Për t’i hapë rrugë këtij presioni ne duhet të shohim implementim. Dhe nga ana e Kosovës, njerëzit presin që Kosova të implementojë Asociacionin”, ka thënë Escobar.

Ai ka kujtuar se themelimi i Asociacionit është obligim i Kosovës dhe se gjendet edhe në përfundimet e Këshillit Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit