6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Erdogani thotë se Turqia do ta ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në NATO

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, njoftoi të premten se vendi i tij do ta fillojë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Duke folur pranë homologut finlandez, Sauli Niinisto, Erdogani tha se Finlanda i ka adresuar kërkesat e Turqisë në fushën e Sigurisë, të cilat Ankaraja i kishte paraqitur për t’iu plotësuar në këmbim të përkrahjes së anëtarësimit në aleancë.

Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika historike e paanësisë ushtarake dhe aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ankaraja thotë se përderisa Finlanda i ka përmbushur premtimet, Suedia ende duhet të bëjë progres.

Presidenti turk tha se bisedimet e vendit të tij me Suedinë do të vazhdojnë.

Finlanda ka kufi prej më shumë se 1.300 kilometrash me Rusinë. Më parë, Helsinki ka thënë se nuk do të anëtarësohej në NATO pa Stokholmin, por njoftimi i së premtes i Turqisë tregon për ndryshimin e pozicionit të Finlandës.

Pas ratifikimit nga Turqia, Hungaria do të mbetet shteti i vetëm i NATO-s që ende nuk e ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në aleancë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit