9.3 C
New York
Tuesday, March 28, 2023

Buy now

A duhet ta konsumoni bukën çdo ditë – Cili është lloji më i shëndetshëm?

Ka dieta të tëra që përqëndrohen tek shmangia e saj dhe e karbohidrateve të tjera, duke vënë në vështirësi personat që mbit të gjitha i preferojnë ato.

Por a është kjo e nevojshme? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjen më moshtë në artikull.

Buka dhe karbohideratet

Disa besojnë se buka duhet të shmanget plotësisht, por duhet të dini se buka nuk është krejtësisht e pavlerë. Ajo përmban vlera të shumta ushqyese!

Buka mund të jetë pjesë e një diete apo regjimi ushqimor të ekuilibruar, dhe duhet të dini se karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë.

Drithërat, të cilat mund të gjenden në bukë, mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin kolorektal, pankreasit dhe stomakut.

Trupi jonë ka nevojë për karbohidrate në mënyrë që të funksionojnë, ato janë ushqim për trurin. Nëse vini re, sa herë që nuk konsumoni karbohidrate, mund të ndiheni të plogësht, dhe thjesht të mos keni shumë energji.

Nëse jeni duke kërkuar për bukën më të shëndetshme, ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh, si lloji që blini, me çfarë e shoqëroni, dhe sa e ekuilibruar është marrëdhënia juaj me të.

A ka ndonjë lloj buke që është më ushqyese se të tjerat?

Kjo varet nga ajo që ju kërkoni. Prandaj është e rëndësishme të përcaktoni qëllimet tuaja shëndetësore. Çfarë do të thotë e shëndetshme për ju?

Për shembull, buka e grurit ofron më shumë vitamina, drithëra dhe fibra, dhe ato kanë më pak ndikim negativ në luhatjen e sheqerit në gjak, gjë që mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë rezistencë ndaj insulinës.

Por disa njerëz thjesht kanë një preferencë të fortë për bukën e bardhë. Dhe nëse krahasoni përbërësit në etiketën ushqimore do të vini re se të dyja llojet nuk kanë shumë ndryshim.

Për ata që kanë shqetësime për shëndetin e zorrëve ose që duan shijen e bukës së bardhë të pa rafinuar së tepërmi, mund të provojnë bukën e bardhë me brumë të thartë.

Brumi i thartë fermentohet, një proces që mund të jetë i dobishëm për mikrobiomet e zorrëve. E nëse buka që keni është me të vërtetë e përbërë nga brumi i fermentuar, mund të jeni në gjendje ta tresni glutenin më lehtë.

Përtej llojit të bukës, ju duhet të shihni përbërësit e saj. Kërkoni përbërës të thjeshtë, si mielli, uji, kripa dhe majaja.

Por nëse jeni duke kërkuar për më shumë fibra, buka e përgtitur me drithëra të plota është mënyra më e mirë. Prandaj duhet të kërkoni për një bukë me fara.

Po buka dietike apo me pak karbohidrate? Ekspertët e ushqimit nuk e këshillojnë. Zakonisht ato kanë më shumë përbërës të shtuar dhe të panevojshëm për t’i dhënë atyre më tepër shije.

A duhet të konsumoni karbohidrate?

Nëse jeni të shqetësuar për sheqerin në gjak, buka mund të jetë pjesë e një vakti të ekuilibruar nëse shtoni yndyrna dhe proteina të shëndetshme.

Karbohidratet si ato që gjenden në bukë mund t’ju japin një rritje të shpejtë të energjisë që ulet nëse e konsumoni bukën të thatë, por shtimi i proteinave dhe yndyrave ndihmon në ruajtjen e niveleve të sheqerit.

Pavarësisht nëse është bukë me drithëra integrale apo bukë të bardhë, dietologë të shumë këshillojnë ta shoqëroni atë me proteina dhe një yndyrna të shëndetshme.

Për shembull, nëse jeni duke bërë mëngjes, provoni të kombinoni tostin me vezë, avokado ose gjalpë kikiriku.

Për drekë, sanduiçët e kombinuar proteina, yndyra t shëndetshme dhe karbohidrate, janë perfektë.

Dhe nëse konsumoni një sallatë të madhe me proteina për darkë, mund ta shoqëroni gjithmonë mekarbohidrate si një copë bukë. Gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin.

Të ngjashme

105,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit