8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Microsoft Bing me AI bëhet i disponueshëm për të gjithë

- Advertisement -

Microsoft lnasoi versionin Bing fuqizuar me ChatGPT muajin e kaluar në faze testimi beta duke dhënë pak jetë motorit të kërkimit i cili ka qenë gjithnjë nën hijen e Google.

Tashmë Microsoft ka hapur Bing-un e ri për të gjithë ata që duan ta përdorin raportoi Windows Central. Në faqen e regjistrimit ende thuhet “bashkohuni listës së pritjes,” por përdoruesit po marrin akses të menjëhershëm.

Microsoft ende nuk ka konfirmuar ndryshimin ndërsa kompania sot mbajti evenimentin “Rishpikja e produktivitetit me AI.” Kompania prezantoi mjetet e para të inteligjencës artificiale në Microsoft 365.

Gjithashtu konfirmoi se Bing i ri është fuqizuar nga motori GPT-4 i inteligjencës artificiale që prej 5 -javësh përpara se OpenAI ta zbulonte dy ditë më parë për të gjithë.

Modeli më i fundit gjuhësor i OpenAI mund tu përgjigjet teksteve dhe imazheve.

Microsoft ishte një prej mbështetësve të parë të ChatGPT dhe OpenAI duke investuar 2 miliardë dollarë në 2021. Në fillim të këtij viti partneriteti u zgjerua më tutje me një investim multi-miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit