8.2 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Epoka Trump është më e shpejt se logjika ballkanike

- Advertisement -

 

Opinion nga Ramiz Lladrovci

Nga dita e fitores së Presidentit Trump, në skenën globale janë bërë ndryshime të papritura dhe janë krijuar situata në përputhje me sfidat.
Kanadaja emëroi kryeministër të ri, Gjermania krijoi qeveri të shpejtë me koalicion të madh, Grenlanda po rishikon pozicionin e vet, Evropa po i merr në konsideratë taksat amerikane dhe Ukraina ngadalë po e gjen paqen.
Kosova në këtë mjedis global, po merret me procesin zgjedhor. Për të numëruar pak më shumë se 900 mijë vota, institucioneve tona ju duhen 36 ditë. Mjerimi ynë flet vet.
A e ka Kosova luksin e këtyre vonesave për zgjedhje dhe krijimin e institucioneve të reja. A jemi në situatë për të bërë ndalime si shtet në këtë situatë kur shpejtësia e zhvillimeve politike është tepër e madhe.
Bartësit e përgjegjësive institucionale në Kosovë bëhen sikur nuk e dinë se ka ndryshuar presidenti në Amerikë. Nga miqtë e mi republikanë në Amerikë, ka lajme dëshpëruese përkundër emërimit të disa prej tyre në postet e rëndësishme në administratën Trump.
Politika jonë e jashtme po vonon. Ajo nuk po reagon as kur Presidenti Trump po i godet kreatorët e Akuzës kundër UÇK-së, presidentit Thaçi dhe të tjerëve. Për më keq, mungon lobimi ynë në Amerikë, sikur diplomacia jonë po pret çka me marrë së pari nga Amerika e pastaj me pa se çka do të japim.
Jemi duke u vonuar. Vizita e djalit të Presidentit amerikan në Beograd është shenjë e keqe. Epoka Trump është më e shpejt se logjika ballkanike. Institucionet tona të veprojnë shpejtë, ndryshe, historia do të kthehet sërish kundër nesh.
Pa Amerikën të cilën e prezanton aktualisht Trump, nuk do të kishte shtet të Kosovës, sipas të gjitha gjasave, me këtë mendësi, Kosova do të ketë shumë probleme. Qofsha i gabuar!

https://www.facebook.com/share/1CHwtUBWgh/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit