2.5 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Enver Hoxhaj: Rënia e Assadit, një mundësi e artë për Kosovën në Lindjen e Mesme

- Advertisement -

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mundësitë që i hapen Kosovës për të avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare.

Ai ka kujtuar se gjatë mandatit të tij, Pranvera Arabe u shfrytëzua për të siguruar njohje të rëndësishme nga vende si Kuvajti, Egjipti, Libia dhe Jemeni, duke ndërtuar raporte të reja me shtetet arabe sunite.

Hoxhaj ka vënë theksin në rënien e regjimit të Bashar al-Assadit si një mundësi strategjike për Kosovën për të tejkaluar ndikimin iranian në vende si Siria, Libani dhe Iraku. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës për mungesën e një qëndrimi dhe për strategjinë pasive lidhur me procesin e njohjes së shtetit të Kosovës.

“Diplomacia e Kosovës duhet të dalë nga moratoriumi i vetë-imponuar dhe të përdorë momentumin aktual për të zgjeruar njohjet ndërkombëtare,” ka deklaruar Hoxhaj, duke sugjeruar njohjen e qeverisë së përkohshme të Sirisë si një hap strategjik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit