Endrick apo Gonzalo Garcia? Real Madridi vendos se kë do ta mbajë sezonin e ardhshëm

- Advertisement -

Real Madridi po i jep përparësi rikthimit të Endrick nga Lyon, gjë që do t’ia hapte “derën” e largimit sulmuesit Gonzalo Garcia.

Endrick po shkëlqen te Lyoni këto javët e fundit, duke qenë ndër lojtarët më në formë, me skuadrën që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Reali ka vendosur t’i besojë sërish Endrick, andaj do t’ia japin edhe një tjetër shans në “Santiago Bernabeu” edicionin tjetër.

“Real Madridi po planifikon me Endrick në skuadër për sezonin e ardhshëm. Braziliani dëshiron të rikthehet dhe Reali dëshiron t’i besojë pas huazimit te Lyoni”.

“Aprovimi final pasi të zgjidhet situata e trajnerit. Nëse Endrick qëndron, atëherë Gonzalo Garcia mund të largohet”, shkroi ai.

Kësisoj, spanjolli pritet t’ia lirojë vendin brazilianit, me disa klube që kanë shprehur interesim përfshirë edhe Borussia Dortmundi.

Për dallim nga Endrick, Reali pritet ta shesë përfundimisht Garcian, që e vlerësojnë mbi 60 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit