Llapi merr fitore të madhe, ia shuan gjasat Ballkanit për titull

- Advertisement -

Llapi ka marrë një fitore jashtëzakonisht të madhe në luftën për mbijetesë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina triumfoi minimalisht 0:1 në Suharekë ndaj Ballkanit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të nëpërmjet Arbnor Ramadanit.

Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e tetë, i cili dërgon në barazh.

Në anën tjetër. Ballkani mbetet me 55 pikë, tetë më pak se liderja, Drita.

Të ngjashme

Të fundit