Pa fitues u mbyll sfida mes Gjilanit dhe Ferizajt.
Ferizajasit barazuan në minutën e 13-të shtësë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Aktualisht, Ferizaj është në vendin e parafundit me 34 pikë, pesë më pak se Llapi që gjendet në zonën e barazhit.
Në anën tjetër, Gjilani me këtë barazim shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e pestë.






