19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Emisari gjerman për situatën në veri: Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian

- Advertisement -

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në konferencë për medie ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos për Kosovën dhe Serbinë.

Sarrazin ka theksuar se nuk do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit e cila sipas tij, i ofron të gjitha mundësitë të hidhet poshtë për shkak të siç tha ai, “një budallallëku”.

“Dje kam vendosur spontanisht të vijë në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajçak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku”, tha ai.

Tutje emisari gjerman tha se nuk duhet të merren vendime të pamatura dhe se çdo politikan sipas tij, ka përgjëgjësi për veprimet e veta.

Teksa theksoi se kjo nuk është mënyra e duhur për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit.

“E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për Marrëveshjen e Ohrit të ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme, por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura  Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së”, tha ai.

Tutje shtoi se “Bashkimi Evropian është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut që është elementi kyç. Mirëpo, veprimet në teren dhe mund të arsyetohen me bazën e ligjit. Jo çdo veprim është i mençur politikisht, disa mund të jenë toksike”, tha Sarrazi./teve1.info./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit