Emiratet e Bashkuara Arabe po revolucionarizojnë shëndetësinë me inteligjencën parashikuese, teksa pjesë e këtij revolucioni është dhe shqiptari Arlend Gjoni.
UAE po ndërmerr hapa të mëdhenj drejt transformimit të sistemit shëndetësor, duke kaluar nga trajtimi tradicional i sëmundjeve drejt parashikimit dhe parandalimit të tyre përmes teknologjisë moderne dhe analizës së avancuar të të dhënave.
Një nga iniciativat më inovative vjen nga laboratori “Prepaire Labs”, me bashkëthemelues shqiptarin Arlend Gjoni, i cili po përdor inteligjencën artificiale dhe analizat gjenetike për të identifikuar rreziqet shëndetësore tek individët para se simptomat të shfaqen.
Në një intervistë speciale për “Forbes Middle East”, në samitin katër ditorë “Make it in UAE” në Abu Dhabi, Gjoni u shpreh që inteligjenca biologjike do të jetë e ardhmja dhe ndryshimi i kujdesit shëndetësor në mbarë botën.
Sipas Gjonit, teknologjia e re mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve kronike, si diabeti, problemet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit, duke u dhënë pacientëve mundësinë për trajtim më të hershëm dhe më efektiv.
Emiratet kanë investuar fuqishëm në inovacionin mjekësor, me synimin për ta kthyer vendin në një qendër globale të teknologjisë shëndetësore. Përmes bashkëpunimit mes laboratorëve, spitaleve dhe kompanive të inteligjencës artificiale, vendi synon të ndërtojë një sistem shëndetësor më të shpejtë, më efikas dhe më të personalizuar për qytetarët.
Gjoni beson se epoka e “mjekësisë parandaluese” tashmë ka nisur dhe se teknologji të tilla do të luajnë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës, uljen e kostove të trajtimeve mjekësore dhe jetëgjatësinë e njerëzimit./KlanKosova
Intervista e plotë:






