Elvis Hoxha i VV-së kërkon falje për lajmin e rremë

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje e ka fshirë postimin ku kishte shpërndarë një lajm të rremë se kinse ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq e ka lavdëruar deputeten e Aleancës, Time Kadrijaj që e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hoxha tha se “është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë”.

“Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit