Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi dhe trajnerin F atos Tabaku, sot u nisën për në Lojërat Olimpike Parisi-2024.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ekipit të xhudistëve, shumë shpejt pritet t’u bashkohen edhe sportistë të tjerë që do të përfaqësojnë shtetin tonë.
Lojërat Olimpike Parisi-2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris -Francë.
Ekipi kosovar do të ndeshet nga data 27 korrik, deri më 3 gusht.
Në xhudo, Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.