Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall, ka vazhduar traditën duke u shpallur ekipi fitues i turneut ndërkombëtar në futsall “Copa Del Mare Tournament”, të mbajtur në Marathon të Greqisë.
Ishte ky turne ndërkombëtar në futsall, ku pjesëmarrëse ishin 51 ekipe nga 21 shtete. Ekipet e futsallit përfaqësonin agjencitë e sigurisë së shteteve pjesëmarrëse.
Ekipi i Policisë së Kosovës, gjatë tri ditëve të turneut, ka zhvilluar tetë ndeshje dhe që të gjitha i ka fituar.
Ekipi i PK-se arriti këto rezultate:
• Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 3:0
• Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 1:0
• Policia e Kosovës – Bogota (Kolumbi) 3:1
• Policia e Kosovës – ACIT (Zvicër) 4:2
• Policia e Kosovës – IPA IAȘI (Rumani) 3:1
• Çerekfinale: Policia e Kosovës – Moldova 0:0 (penallti 7:6)
• Gjysmëfinale: Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 0:0 (penallti 10:9)
• Finalja: Policia e Kosovës – Rumania 3:0.