“Ejani ta zhbllokojmë vendin” – Fejza kërkon takim me PDK-në dhe AAK-në

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Fejza, ka reaguar lidhur me situatën politike dhe përpjekjet për gjetjen e një kandidati konsensual për presidentin e Kosovës.

Përmes një postimi, Fejza ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se edhe pas 15 gushtit vazhdojnë të refuzojnë ftesat për takim.

“Po kalon edhe data 15 gusht, ndërsa PDK dhe AAK ende refuzojnë ftesat për të gjetur një President konsensual”, ka shkruar ajo.

Sipas Fejzës, kjo qasje nuk ka më kuptim dhe partitë politike duhet të angazhohen për tejkalimin e ngërçit institucional.

Ajo ka bërë thirrje që PDK-ja dhe AAK-ja t’i bashkohen takimit për të diskutuar për një zgjidhje të përbashkët.

“Kjo sjellje nuk ka më kuptim. Ejani ta zhbllokojmë vendin. Keni shumë tema për të cilat mund të na kundërshtoni e të mos pajtoheni, por jo edhe për këtë. Kjo temë tejkalon politikat ditore”, ka deklaruar Fejza.

Në fund, deputetja e VV-së u ka bërë thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në takim, duke thënë se qytetarët presin zgjidhje për situatën politike.

“Ejani në takim, populli po pret!”, ka përfunduar ajo

Të ngjashme

Të fundit