Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku është diskutuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Ajo tha se është e pafalshme se akoma pa u varrosur Arlinda Zekaj, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla tha se Arlinda nuk i është drejtuar qeverisë.
“Është e pafalshme në seancë të thuhet se Arlinda i është drejtuar drejtësisë, por nuk i është drejtuar qeverisë që ndoshta do të aktivizohej. Ajo tha se kjo gjë u tha në ditën kur ajo grua e vrarë akoma nuk ishte varrosur”, ka thënë ajo. /Gazeta Express






