15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

E ftuan dhëndrin në banesë, e pastaj e bënë për spital – zbulohen detajet të rastit në Pejë

- Advertisement -

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen edhe familja e nuses dhe e dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një banesë në rrugën “Bukureshti” në Pejë, ku një person bashkë me dy djemtë e tij kanë sulmuar fizikisht dhëndrin e tyre, bashkëshortin e vajzës/motrës, të cilin e bënë për spital.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe motivi i konfliktit mes tyre që eskaloi në dhunë fizike dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që viktima e kishte pasur me bashkëshortin e saj. Sipas informacioneve që ka Sinjali, të dyshuarit fillimisht e kishin ftuar te banesa e tyre dhëndrin, e më pas e kanë rrahur me grushte, shqelma e një shufër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit