19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Dallaveret në rrugën Prishtinë-Podujevë, Hysen Durmishi nesër shkon për intervistim në Prokurori

- Advertisement -

Zëvendësministri Hysen Durmishi nesër ka ftesën për intevistim nga Prokuroria për dyshimet për dallavere në tenderët milionësh të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Periskopi vazhdimisht ka raportuar për shkeljen e Ligjit të Prokurimit Publik për tenderin “Ndërtimi i rrugës nacionale ”Prishtinë – Besi – Podujevë”.

Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj rrugë kanë nisur dhe përurimin e tyre e ka bërë, kryeministri, Albin Kurti. Por, procedurat e prokurimit që u aplikuan për t’u lidhur kontratat dyshohet se janë bërë kundërligjshëm. Kundërligjshëm janë favorizuar edhe kompanitë fituese.

Tenderi është realizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, por është nënshkruar nga zëvendësministri, Hysen Dumrishi.

Lajmin për ftesën nga Prokuroria e bëri vetë zv.ministri Hysen Durmishi një javë më parë. Ai në një reagim në Facebook, shprehi pakënaqësinë e tij për këtë ftesë.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë:

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit