19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Lladrovci bën homazhe për heronjtë e kombit në Marinë dhe në Velani

- Advertisement -

Lladrovci bën homazhe për Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule me rastin e përvjetorit të rënies për dëshmorët në Memorialin në Marinë dhe në Velani.

Postimi i plotë:

Sot, me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe dhe vendosem kurora me lule, pranë Memorialit të dëshmorëve në Marinë, për dëshmorët Sinan I. Berisha, Agron Sh. Berisha dhe Nuhi Rr. Berisha, me rastin e përvjetorit të rënies heroike.

Po ashtu, pranë Memorialit të dëshmorëve në Velani, me bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, kemi bërë homazhe dhe vendosa kurorë me lule në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të heroit të kombit, Bahri Fazliu.

Bahriu ishte veprimtar e guximtar i pashoq, iniciator e organizator shembullor, i penës e pushkës, me ndjenjën e pasionin e rrallë atdhetar i cili mbetet përgjithmonë i pavdekshëm për ata që e njohën dhe ia dinë kontributin çlirimtar.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/zX8UgQGNN2EhP2cr/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit