Policia e Kosovës ka njoftuar se kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e personit, i cili dyshohet se është përfshirë në mashtrim.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Mashtrim.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”