KF Dukagjini ka njoftuar se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaçi, si dhe me ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli.
Klubi nga Klina i falënderoi anëtarët e stafit teknik për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke theksuar se ata kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të skuadrës, transmeton Klankosova.tv.
Nën drejtimin e Thaçit, Dukagjini arriti një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit, duke fituar Kupën e Kosovës pas triumfit në finale ndaj Ferizajt. Ky sukses i siguroi ekipit pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku u eliminua nga skuadra zvicerane Lugano.






