Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27

- Advertisement -

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë pranë kufirit mes rajoneve Lazio dhe Umbria, në Itali.

Sipas hetimeve paraprake, një furgon kampingu dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes, ku u përplas ballë për ballë me një autobus që udhëtonte në drejtim të Rietit, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, njëri prej të cilëve u përmbys si pasojë e përplasjes.

Mes viktimave janë dy drejtuesit e autobusit, dy pasagjerë të autobusit dhe dy persona që ndodheshin në furgonin e kampingut.

Katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe janë dërguar me helikopterë të urgjencës drejt Spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit.

Të ngjashme

Të fundit