Drita merr tri pikë të rëndësishme ndaj Vushtrrisë

- Advertisement -

Drita ka marrë tri pikë të rëndësishme në kampionatin e Kosovës, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin në Hajvali, ku skuadra gjilanase ishte mysafire.

Përballja u karakterizua edhe nga atmosfera e krijuar në tribuna, pasi në Hajvali ishin të pranishme të dy tifozeritë, Forca e Vushtrrisë dhe Intelektualët e Dritës.

Tensionet mes dy tifozerive bënë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta, para se ajo të vazhdonte.

Të ngjashme

Të fundit