Drejtori i Spitalit të Mitrovicës drejt suspendimit pas ndalimit për dhunë në familje

- Advertisement -

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Në reagimin e fundit, SHSKUK i ka cilësuar jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.

Institucioni ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se suspendimi i Berishës do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kujtojmë se Gëzim Berisha është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për dhunë në familje. Sipas raportimeve, ai dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten duke iu referuar rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026

Të ngjashme

Të fundit