11.6 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Drejtoi automjetin 137 km/h në rrugën ku lejohet 50 km/h, gjobitet me 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit ndalim i vozitjes

- Advertisement -

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se kanë shqiptuar një dënim ndaj një drejtuesi të automjetit, pasi është identifikuar se ka lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h, edhe pse kufizimi i shpejtësisë është deri në 50 km/h në rrugën Gjakovë-Prizren.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Gjobitet drejtuesi i automjetit që zhvilloj shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar (i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Republikës së Kosovës)

Gjakovë 28 dhjetor 2022

Me datën 28 dhjetor 2022, në ora 23:35 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

Stacioni Policor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=457162349957362&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit