8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Veshje të krijuara me inteligjencë artificiale

- Advertisement -

Veshjet që ekspozojnë këto modele në pasarelat e Hong Kongut, nuk janë vepër vetëm e stilistëve. Për dizajnin e tyre ka kontribuar për të parën herë edhe inteligjenca artificiale.

Mbi 80 veshje u prezantuan në sfilatën e quajtur Fashion X AI. Ato mbajnë firmën e 14 stilistëve të ndryshëm nga e gjithë bota. Por në dallim nga veshjet e tjera që paraqiten nëpër sfilata, ato janë krijuar me ndihmën e aplikacionit AiDA, një program kompjuterik i quajtur “Asistenti i Dizajnit Interaktiv të bazuar tek Inteligjenca Artificiale””.

Pjesëmarrësit në këtë sfilatë thanë se kishin përjetuar modën e të ardhmes, ku gjithnjë e më pak do të ndihet dora njerëzore, e kur teknologjia do t’i skicojë e prodhojë vetë veshjet e modeleve nga më të ndryshmet, ku imagjinata njerëzore nuk do të jetë më e pranishme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit