15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Doni lëkurë të lëmuar si gratë aziatike? Teknikën e tyre mund ta përdorim të gjitha

- Advertisement -

Me kalimin e viteve, lëkura jonë bëhet më e hollë, humbet yndyrën dhe nuk duket më aq e shëndetshme dhe e lëmuar si më parë. Venat dhe kockat mund të dallohen më lehtë dhe gërvishtjet, prerjet ose gungat mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u rikuperuar. Prandaj, është e nevojshme të ndiqni rutina që mbajnë lëkurë të shëndetshme, rinore dhe të lëmuar.

Një nga këto teknika, janë maskat e orizit, të përdorura shpesh nga gratë aziatike. Kjo metodë ndihmon në “mbylljen e poreve dhe zvogëlimin e linjave të shprehjes”. Për ta përgatitur ju nevojiten: një lugë gjelle niseshte misri, një lugë miell orizi, një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë qumësht.

Përgatitja dhe përdorimi:

1. Në një enë hedhim niseshtenë e misrit, miellin e orizit dhe qumështin.
2. Përziejini derisa të krijohet një pastë homogjene.
3. Shtoni mjaltin dhe përzieni sërish.
4. Lajeni fytyrën në mënyrë që përbërësit të depërtojnë siç duhet.
5. Aplikoni maskën me një furçë.
6. Lëreni të veprojë për 20 minuta.
7. Hiqeni me ujë të ngrohtë.
8. Aplikojeni tri herë në javë për të arritur rezultate të mira.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit