7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dodik kërkoi Serbi të Madhe me Kosovën dhe Malin e Zi brenda, reagon Podgorica: Politikë e errët e shekullit të kaluar

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka reaguar deklaratës nacionaliste të presidentit të etnitetit të Bosnje e Hercegovina, Milorad Dodik, që tha se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet”, duke pretenduar se kjo mund të bëhet “me masa politike, jo me luftë”.

I sanksionuari i SHBA-së këtë e tha në një intervistë për shërbimin e propagandës ruse “Sputnik”, shërbim ky që është i ndaluar në Bashkim Europian. Sipas tij, zgjidhja e vetme është bashkimi i “Republikës Srpska, Malit të Zi dhe Kosovës të bashkohen” në atë që ai e quan “Serbia e Madhe”.

Në deklaratë Mali i Zi i ka rikujtuar që është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s, duke i bërë thirrje  atij të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillen politikisht dhe të përgjegjshëm, në frymën e marrëdhënieve miqësore”.

MPJ-ja malazeze thotë se vendi është i fokusuar në të ardhmen europiane dhe jo në ide retrograde, të cilat “jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni”.

Ata theksojnë se Mali i Zi, si shtet civil, laik dhe multietnik, është i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial, vlerave themelore dhe angazhimeve të politikës së jashtme, sepse “vetëm një fqinjësi e qëndrueshme mund të sjellë prosperitet për vendet tona dhe rajonin në tërësi”.

“Nuk është hera e parë që e ardhmja e Malit të Zi është bërë objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon, dhe/ose me qëllim të dëmtimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivës europiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj ftojmë z. Dodik të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, thonë në MPJ.

Në fund, Mali i Zi tha se i vetmi bashkim në të cilin Dodik mund të gjendet me Malin e Zi në të ardhmen është ai europian “edhe pse në rastin e tij, falë politikave të tilla të prapambetura, duket si e vështirë të arrish të ardhmen”.

“Prandaj është e një rëndësie vendimtare që rajoni ynë të çlirohet përfundimisht nga trashëgimia politike retrograde e viteve të errëta të 90-ta të shekullit të kaluar, të cilën ende e mbron dhe e përfaqëson z. Dodik, që më në fund të ecim përpara dhe të ndërtojmë shoqërinë që meritojnë qytetarët tanë”, përfundon reagimin e MPJ e Malit të Zi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit