“Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar”, djali i Jakup Krasniqit me dedikim emocional

- Advertisement -

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje babait të tij, pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë.

 Në një dedikim emocional, ai ka rikujtuar vitet e kaluara nga babai i tij në paraburgim, duke shprehur shpresën për drejtësi dhe liri.

Në vargjet e tij, ai thekson qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe idealet e të atit, pavarësisht viteve të kaluara në paraburgim.

“Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar. Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak. Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë, por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet.”

Duke iu referuar 16 shtatorit, ai shpreh besimin se vendimi do të sjellë drejtësi për babain e tij dhe bashkëluftëtarët.

“Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri. Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg, vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten”.

Në fund të dedikimit, Altin Krasniqi nënvizon se vitet e kaluar në burg mund t’i kenë marrë kohë babait të tij, por nuk ia kanë zbehur idealin.

Të ngjashme

Të fundit