11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Djali vret nënën në Rrogozhinë të Shqipërisë, e raportoi si vdekje natyrale

Ndriçim Sokoli, 35 vjeç nga fshati Vilë Bashtovë i Rrogozhinës është autori i vrasjes së nënës së tij të moshuar.

Siç bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, vdekja e 75 vjeçares u raportua ditën e djeshme si vdekje natyrale.

Por pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga i biri duke marrë dëmtime që i kushtuan jetën, njofton TV Klan.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:
U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit