Djali i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka shpërndarë reagimin e Richard Grenell, i cili përgënjeshtron lajmin e publikuar nga Partia Demokratike.

Sipas këtij lajmi, takimi i planifikuar në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të Trump ku lobist do të ishte Richard Grenell, ishte anuluar.

Fillimisht ishte i Dërguari Special i SHBA-së për Misione, Richard Grenell ai i cili reagoi lidhur me këtë lajm duke u shprehur në platformën X se në këtë histori nuk kishte asgjë të vërtetë.

“E kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet tuaja në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet).

Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTË. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet”, shkruan Richard Grenell drejtuar themeluesit te Politiko.al, Alfred Lela./euronews