Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se problemi nuk qëndron te padituria, por te mënyra e veprimit.
“Nuk janë të rrezikshëm pse janë të paditur. Padituria mund të korrigjohet. Janë të rrezikshëm sepse e kanë zgjedhur poshtërsinë si mënyrë veprimi”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka theksuar se, kur një qasje e tillë shndërrohet në politikë, pasojat për vendin janë shumë më të mëdha.
“Dhe kur poshtërsia bëhet politikë, dëmi që i shkaktohet vendit është shumë më i madh”, ka deklaruar ajo.






