Me rastin e ngjarjeve rreth themelimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “koha është që Kushtetuesja të marrë qëndrime meritore ndaj secilit që e shkel Kushtetutën, me apo pa qëllim”.
Kam kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë adresa për masat ndëshkimore ndaj atyre deputetëve që shkelin Kushtetutën. Mendimi im është që çdo shkelës i saj, meriton dënim maksimal dhe largim nga jeta politike e publike, ka deklaruar Lladrovci.
“Koha është që Kushtetuesja të marrë qëndrime meritore ndaj secilit që e shkel Kushtetutën, me apo pa qëllim. Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/share/1EZLEFoVTq/?mibextid=wwXIfr






