22.3 C
New York
Friday, September 11, 2026

Buy now

Ismaili pasi nuk u votua Çitaku akuzon ashpër VV-në: Politikë mashtruese dhe hipokrite, e bllokuan konstituimin e Kuvendi

- Advertisement -

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka dal me reagim pasi dështoi konstituimi i Kuvendit, pasi VV nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.

Ismaili ka kritikuar ashpër VV-në, duke thënë se politika e tyre është mashtruese dhe hipokrite, transmeton lajmi.net.

“Prej dy vitesh, Kosova po mbahet në krizë pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë e Albin Kurtit: një gjë deklarohet para qytetarëve, ndërsa krejt e kundërta veprohet në Kuvend. Interesi i shtetit sakrifikohet vazhdimisht për llogari të interesave të tij politike.”, shkroi ndër të tjera Ismaili.

Postimi i plotë:

POLITIKË MASHTRUESE!
Për hir të konstituimit të Kuvendit, sot votuam kandidatin e LVV-së, Ardian Gola, për nënkryetar. Por, kur erdhi radha të votohej kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, LVV-ja abstenoi dhe e bllokoi konstituimin e Kuvendit.
Kaq për deklaratat dhe parimet e tyre. Një politikë mashtruese, hipokrite dhe në kundërshtim të plotë me gjithçka që kanë proklamuar deri më sot për konstituimin e Kuvendit.
Prej dy vitesh, Kosova po mbahet në krizë pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë e Albin Kurtit: një gjë deklarohet para qytetarëve, ndërsa krejt e kundërta veprohet në Kuvend. Interesi i shtetit sakrifikohet vazhdimisht për llogari të interesave të tij politike./lajmi.net/

Të ngjashme

Të fundit