Ka dështuar sërish zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Pas zgjedhjes së Ardian Golës nënkryetar, kandidatja e PDK-së Vlora Çitaku nuk mori votat e mjaftueshme, duke bërë kështu që PDK ta lëshojë sallën. E pas kësaj seanca konstituive është ndërprerë. Shefja e GP të VV së Arbërie Negavci tha se nuk mund ta votojnë dikë që synim ka dërgimin e vendit në zgjedhje.
“VV do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku dhe nuk vazhdomë tutje në këtë situatë. Nuk votojmë dikend që ka synim të na dërgojë në zgjedhje”, tha ajo.






